Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhvillime interesante në episodin e ri të “Doktori i Mrekullive”

NULL NULL
11.03.2021 15:16

Episodi i sotëm i “Doktori i Mrekullive” nis me Aliun dhe Nazelin të cilët po vuajnë për njëri-tjetrin.

Ajçela është pranë Nazelit dhe i thotë “ju për herë të parë po përjetoni dhimbje nga dashuria, megjithatë nuk dua të të jap shpresë, por mendoj se Aliu do të kthehet”.

Aliu në këto momente shikon një shtëpi të re, por është shumë larg nga vendbanimi tij i vjetër dhe atij duket se nuk i pëlqen kjo gjë.

Ai analizon me detaje banesën që po mendon ta marrë, por përsëri nuk duket që është i kënaqur.

Papritmas aty shfaqet një vajzë e re, Ezo, e cila ishte marrë vesh me pronarin e vjetër që sa herë të kishte zhurmë poshtë banesës së saj të shkonte dhe të flinte lart. Ndërsa kur pronari i vjetër ftonte shokët shkonte tek banesa e saj, sepse ishte më e bukur.

Këtë traditë ajo e vazhdon edhe tek qiraxhiu i ri, Ali, i cili habitet nga këto veprime dhe e largon atë nga shtëpia.

Ferda e pret Fermanin tek dera e spitalit i cili i thotë asaj se mund të thoshte se nuk e do këtë detyrë. Fermani ka vite që e ushtron këtë detyrë dhe e meriton, por Ferda i thotë se kush nuk e do një detyrë të tillë.

Tanxhut i vjen në vizitë një paciente e vjetër e cila ka dashur që për herë të katërt t’i bëjë botoks buzët përkundër që Tanxhu i ka kërkuar të vazhdojë me seanca me një psikoterapeute.

Fatkeqësisht ajo këtë ndërhyrje e ka kryer vetë, pasi asnjë spital nuk ia ka kryer këtë ndërhyrje.

Ferda si kryemjeke i tregon Fermanit se në cilin operacion të hyjë, por ai nuk e përfill këtë urdhër. Përveç kësaj, Ferman përzgjedh Aliun dhe Nazelin si asistentë të operacionit, por Nazel nuk dëshiron që të jetë në një operacion me Aliun.

Doruku merakoset për gjendjen e Aliut dhe shkon të interesohet për të.

Të dy operacionet janë tejet delikate, por mjekët përpiqen që të bëjnë më të mirën për pacientët e tyre.

Intervenimi në mushkërinë e majtë të pacientes 21 vjeçare bëhet edhe më i vështirë, pasi indi nuk është rritur dhe mjekët duhet të gjejnë një mënyrë tjetër intervenimi.

Pacientja, që ka problem me buzët e saj, pason një shok septik dhe mjekët me urgjencë merren me të.

Përkundër rasteve të pranishme në spital vjen edhe një rast urgjent nga një aksident. Tanxhu është aq i zënë sa nuk mund të takohet me Belizin dhe e lë atë të presë.

Këto shtjellime dhe shumë ngjarje të tjera interesante do t’i ndjekim së bashku në episodin e radhës te “Doktori i Mrekullive”, vetëm në ekranin e Klan Kosovës.

 

 

lajme të ngjashme