Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhurma e trafikut mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së demencës

NULL NULL
14.09.2021 21:45

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), më shumë se 55 milionë njerëz në të gjithë botën kanë një formë të demencës. Derisa popullsia globale plaket, ekspertët presin që ky numër të kalojë në 150 milionë deri në vitin 2050.

Identifikimi i faktorëve potencialisht të modifikueshëm të rrezikut për shfaqjen e demencës, është thelbësor për të parandaluar dhe menaxhuar këtë krizë globale të shëndetit.

Një studim i ri danez i botuar në revistën “The BMJTrusted Source” sugjeron që ekspozimi ndaj zhurmës së trafikut rezulton në një rrezik më të lartë të zhvillimit të demencës me të gjitha shkaqet, veçanërisht sëmundjen e Alzheimerit, shkruan Medicalnews, përcjell Klankosova.tv

Rreth 20 përqind e njerëzve në Evropë kanë ekspozim ndaj zhurmës së transportit mbi nivelin e rekomanduar, 55-decibel.

Ekspozimi ndaj këtij niveli të zhurmës gjatë natës është veçanërisht shqetësues, pasi gjumi është një periudhë kritike për rivendosjen mendore dhe njohëse.

Studimet eksperimentale sugjerojnë që gjumi i fragmentuar që rezulton nga shqetësimi i zhurmës shoqërohet me rritjen e stresit oksidativ, ndryshimet në sistemin imunitar dhe rritjen e inflamacionit sistemik. Dhe të gjitha këto pastaj ndikojnë në shfaqjen e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.