Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhitia: Kam zgjedhur të jem një “shok” në raport me fëmijët e mi (VIDEO)

NULL NULL
25.09.2022 14:19

Jehona Zhitia gazetare dhe njëherit nënë, ka thënë se dallimi në moshë i dy fëmijëve të saj ia ka bërë më të vështirë menaxhimin e fazës së adoleshencës.

“Profesioni i gazetarit është shumë i vështirë që të menaxhohet familja dhe fëmijët, dhe njëkohësishit të jesh e suksesshme edhe në punë” tha ajo.

Zhitia, e ftuar në rolin e nënës për të diskutuar rreth periudhës së adoleshencës në emisionin “Familja ime”, tregoi se e ka pasur shumë të vështirë, ngase ka ndodhur që me orë të tëra të mos jetë parë me fëmijët e saj.

“Kur jam kthyer në shtëpi, çdo ditë kam vërejtur diçka të re tek fëmiju im i parë, ndonjëherë më ka gjykuar që po mbetët anash, ndoshta për shkak të angazhimeve të mija”.

Ajo, ndër të tjera tregoi se më shumë e ka luajtur rolin e një shoku në raport me fëmijët, sepse është nisur nga marrëdhenia me prindërit e saj, duke pasur babain si shokun më të mirë.

“Unë jam munduar që me fëmijën tim të jem edhe përtej asaj që mua më ka ofruar prindi im, pra, kam zgjedhur më shumë metodën e shokut, ngase ka ndryshuar koha kur unë kam qenë në adoleshenc me fëmijën tim, duke pasur për bazë që ata tash jetojnë në një epok të zhvillimit të teknologjisë”, tha Zhitia në emisionin “Familja Ime” në Klan Kosova.

lajme të ngjashme