Zhegrova pas fitores ndaj Lituanisë: Krenar që përfaqësoj vendin tim NULL NULL 13.10.2024 15:18 13.10.2024 15:18 Edon Zhegrova, futbollist Kombëtarja e Kosovës në futboll, të shtunën e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve. ”Dardanët” e mposhtën në udhëtim kombëtaren e Lituanisë, me rezultat 1:2. Golashënues për Kosovën ishin Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi. Zhegrova i cili në muajin shtator u përjashtua nga grumbullimi, u rikthye përsëri për ndeshjet e muajit tetor, ku ishte vendimtar në fitoren e fundit. Ai përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram, tha se është i lumtur me golin dhe ndihet krenar që përfaqëson Kosovën. ”Bravo ekipit që fitoi! I lumtur për të shënuar një gol tjetër. Krenar që përfaqësoj vendin tim”, ka shkruar Zhegrova. View this post on Instagram A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10)