Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhegrova edhe zyrtarisht lojtar i ndeshjes kundër Realit

NULL NULL
02.10.2024 23:39
Edon Zhegrova me çmimin "Lojtari i ndeshjes" ndaj Real Madridit

Edon Zhegrova edhe zyrtarisht nga UEFA-ja është zgjedhur lojtar i ndeshjes kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Lille mundi kampionin aktual të Evropës me rezultat minimal 1:0 falë golit nga penaltia të cilën e realizoi Jonathan David.

E këtë penalti e nxori pikërisht kosovari i cili u shkaktoi probleme të mëdha mbrojtësve dhe mesfushorëve madrilenë gjatë tërë takimit.

Ai e ndau trofeun personal në një postim në Instagram, duke brendashkruar që “ishte e tëra një ëndërr” dikur, e tash e realizuar.

lajme të ngjashme