Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhegrova e çon Lillen në Champions

NULL NULL
28.08.2024 23:00
edon zhegrova
Festa e Lilles pas golit të Edon Zhegrovës kundër Slavia Prague, 28 gusht, 2024. Foto | L'Equipe

Skuadra e Lilles ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Slavia Pragën me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 3-2 në kuadër të Play-Offit.

Ndeshja e parë (21 gusht) përfundoi me rezultatin 2-0 për Lillen, me golin e dytë që u shënua nga Edon Zhegrova në minutën ’77.

Ndeshja e dytë ishte pak më e vështirë për ekipin francez pasi qysh në minutën e ‘5 të takimit, Slavia Praga kaloi në epërsi.

Rezultati nuk ndryshoi deri në minutën magjike – 77.

Sikurse javën e kaluar, edhe këtë javë Zhegrova realizoi një super-gol nga distanca, dhe pikërisht në minutën ’77, për të barazuar shifrat në 1-1.

Pak minuta më pas (’84), Slavia kaloi në epërsi, por që nuk arriti të bënte asgjë më shumë deri në fund të takimit, ndonëse rastet nuk i munguan.

Përkundër humbjes në këtë ndeshje, Lille u kualifikua për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme