Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhdukja e shqiptarit në Austri, vetura e tij gjendet në Gjermani

NULL NULL
08.12.2025 12:18

Agim Nuredini, me banim në Wels të Austrisë rezulton i zhdukur që disa ditë.

Për kërkimin e tij, familja ka kërkuar ndihmë duke raportuar rastin edhe në polici.

Vajza e tij, ka deklaruar më 30 nëntor se babai i saj ishte larguar nga banesa me veturën e tij Opel Mokka, ngjyrë të zezë por pa telefonin e tij.

Së fundmi, policia austriake, ka njoftuar se vetura e 56 vjeçarit është gjetur të dielen në Gjermani.

njoftim thuhet se vetura është gjetur në një fushë në komunën e Hauzenberg, në rrethinën e Passaut, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, njoftohet se vetura ishte gjetur e mbyllur, por megjithatë nuk kishte asnjë gjurmë të shqiptarit.

Por, sipas policisë në këtë rast dyshohet për një aksident, transmeton Klankosova.tv.

Organet e rendit kanë nisur kërkime në shkallë të gjerë, me helikopter në zonën përreth por që deri më tani, ka rezultuar i pasuksseshëm.

lajme të ngjashme