Zhduket një person në Fushë Kosovë, policia nis hetimet NULL NULL 28.02.2026 08:41 28.02.2026 08:41 Foto ilustruese. Një person është raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë pasditen e së premtes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën “Bedri Pejani”. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv. Organet e rendit janë duke u hetuar rastin.