Zhduket një person në Ferizaj, vëllai e raporton rastin në polici NULL NULL 07.07.2026 08:43 07.07.2026 08:43 Foto ilustruese. Një rast i zhdukjes është raportuar në qytetin e Ferizajt. Sipas policisë, i njëjti ka ndodhur më 4 korrik në rrugën “Brigada 161”,kur një qytetar ka njoftuar policinë se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është iniciuar nga forcat e rendit si “Person i zhdukur”, transmeton Klankosova.tv. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thotë policia.