Zhduket një i mitur në Fushë Kosovë NULL NULL 11.10.2024 08:58 11.10.2024 08:58 Foto ilustruese. Një i mitur është zhdukur në Fushë Kosovë gjatë ditës së enjte. Rastin në polici e ka raportuar babai i të miturit, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq policia ka nisur hetimet rreth rastit. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij- i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.