Zhduket një i mitur në Arllat NULL NULL 12.07.2025 08:42 12.07.2025 08:42 Një i mitur është zhdukur në fshatin Arllat të Gllogocit. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se zhdukjen e ka konfirmuar ankuesi mashkull kosovar, i cili bëri të ditur se fëmija i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. “Fsh. Arllat, Gllogoc 09.07.2025 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se ditë më parë nipi i tij i mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK. /Klankosova.tv