Zhduket një grua në Fushë Kosovë NULL NULL 17.05.2025 08:43 17.05.2025 08:43 Një grua në Fushë Kosovë është zhdukur. Lajmin në polici e ka raportuar ankuesi mashkull kosovar, i cili bëri të ditur se nëna e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. “Rr. Dardania, Fushë Kosovë 07.05.2025-06:00. Me 16.05.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, njofton policia. /Klankosova.tv