Zhduket një e mitur në Suharekë NULL NULL 27.09.2024 09:29 27.09.2024 09:29 Foto ilustruese e zhdukjes. Është zhdukur një vajzë e mitur në Suharekë. Nëna e saj ka bërë të ditur se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, përcjell Klankosova.tv. “Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.