Zhduket 9-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij NULL NULL 28.07.2025 11:33 28.07.2025 11:33 Fatos Jakupi Një fëmijë 9-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës është zhdukur, dhe po kërkohet ndihmë në gjetjen e tij. Fatos Jakupi, fëmija që ka humbur gjatë ditës së hënë, momentin e fundit që është parë ka qenë i veshur me farmerka të gjelbra, maicë ngjyrë hiri me shkronja dhe sandale. Klankosova.tv ka kontaktuar dhe me kryetarin e fshatit, Reshat Selimin, i cili thotë se kërkimet për fëmijën e humbur po vazhdojnë, megjithëse ende nuk është gjetur. Klankosova.tv merr vesh se 9-vjeçari është i prekur nga autizimi.