Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Zgjidhje për të inkurajuar leximin”

NULL NULL
31.03.2016 08:54

Një nga shkrimtarët më të njohur të momentit në SHBA, James Patterson, ka propozuar një ide për të inkurajuar leximin e librave: libra të shkurtër, të lirë dhe lehtësisht të aksesueshëm.

Në qershor, ai do të nisë linjën e tij “BookShots”: 21 novela të shkurtra, me vlerë më pak se 5 dollarë.

Me këtë iniciativë, shkrimtari shpreson të inkurajojë njerëzit që e kanë lënë librin pas dore në favor të televizionit dhe medias sociale.

Patterson nuk synon të ndryshojë vetëm madhësitë e librit, ai gjithashtu shpreson t’i shpërndajë këta libra të vegjël nëpërmjet shpërndarësve jo tradicionalë, si farmacitë dhe dyqanet ushqimore, shkrun botimeshqip.com

Koncepti i tekstit të shkurtër nuk është i ri, por mbështetja e tij nga një autor me peshë mund të bëjë një ndryshim domethënës.

Të shohim se si do të pritet ky projekt, nëse njerëzit, tashmë të mësuar me informacionin e shkurtër të marrë nëpërmjet rrjeteve sociale, do të jenë të gatshëm të lexojnë libra që u tërheqin vëmendjen dhe nuk u marrin shumë kohë.

 

lajme të ngjashme