Zgjedhjet në ShBA: Përfundon votimi dhe numërimi në këtë qytet NULL NULL 05.11.2024 16:32 05.11.2024 16:32 Një qytetare voton në ditën e zgjedhjeve në ShBA, të martën, 5 nëntor 2024, në Dixville Notch, New Hampshire. Foto: AP Është publikuar rezultati i parë zyrtar i zgjedhjeve presidenciale në ShBA. Në këto zgjedhje presidenciale, rezultati i të cilave duket të jetë tepër i ngushtë, edhe pritej që votat e para të numëruara do ishin të ndara në mënyrë të barabartë, me tre për Donald Trump dhe tre për Kamala Harris. Qyteti i vogël turistik i New Hampshire, Dixville Notch, ka një traditë që daton që nga viti 1960 për të qenë i pari në vend që ka përfunduar votimin, raporton AP, transmeton Klankosova.tv. Votuesit e qytetit filluan të hedhin votat e tyre në mesnatën e së martës (sipas kohës lokale) dhe numërimi i votave përfundoi 15 minuta më vonë. Votimi u zhvillua në dhomën e ndenjes së Shtëpisë së famshme Tillotson, me biskota dhe kafe dhe disa qen shumë miqësorë. /Klankosova.tv