Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhjet në Gjermani: CDU/CSU kryesojnë me 29 për qind

NULL NULL
23.02.2025 18:48

Në Gjermani sot u mbajtën zgjedhjet e parakohshme.

Nga exit pollet e para të publikuara në mediat gjermane, duket se SPD-ja e kancelarit aktual Olaf Scholz, i ka humbur zgjedhjet duke i marrë 16 për qind.

Sipas rezultateve të para, fitues të këtyre zgjedhjeve duket se janë koalicioni CDU/CSU ma kandidatin Friedrich Mertz, me 29 për qind të votave, transmeton Klankosova.tv

E dyta, renditet partia e ekstremit të djathtë AfD, që ka arritur t’i marrë 20 për qind, apo një mbështetje e dyfishuar krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

Në anën tjetër, Gjelbërit ruajnë në sondazhe një mbështetje të ngjashme me atë të vitit 2021.

FDP-ja ka pësuar një rënie të ndjeshme dhe rrezikon të mos e kalojë pragun prej 5 për qind.

Qeveria e fundit gjermane ishte e përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP-ja, një koalicion trepartiak i qendrës së majtë, i lidhur në vitin 2021.

Në nëntor 2024, qeveria u shpërbë pas muajsh të tërë debatesh për një sërë çështjesh.

Kjo situatë çoi në zgjedhjet e parakohshme/ Klankosova.tv

lajme të ngjashme