Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Supremja pranon gjashtë ankesa NULL NULL 05.02.2026 17:12 05.02.2026 17:12 Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar gjashtë ankesa lidhur me rezultatet përfundimate të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Antigona Uka. Ajo njoftoi se dy ankesa janë bërë nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, një nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, një nga koalicioni PAI-PDAK-LPB, një nga Emilia Rexhepi dhe një nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka, Prizren). Gjykata Supremja ka afat pesë ditë për të vedosur rreth këtyre ankesave, Të njëjta ishin refuzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.