Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhjet brenda PDK-së

NULL NULL
16.05.2015 11:12
Pas intonimit të Himneve, filluan punimet e Kuvendit të IV-të zgjedhor të Gruas Demokratike të PDK-së.

Punimet e Kuvendit i hapi me fjalë rasti, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Z. Hashim Thaçi. Ai me këtë rast i përgëzoi anëtaret, veprimtaret dhe drejtueset e Gruas Demokratike në gjithë vendin për angazhimin dhe përkushtimin e tyre duke kontribuar në zhvillimin e gjithanshëm të Partisë Demokratike të Kosovës.

Më pas me një fjalë rasti Kuvendit iu drejtua edhe zv.kryetari i PDK-së, z.Kadri Veseli. Z.Veseli vuri në dukje se duhet bërë edhe më shumë në fuqizimin e gruas në të gjitha fushat e jetës.

Raportin e punës e lexoi Dr. Flora Brovina, dhe Kuvendi po i vazhdon punimet sipas rendit të ditës. Në Kuvend zgjedhor po marrin pjesë më shumë se 500 përfaqësuese të të gjitha degëve të Gruas Demokratike, si dhe mysafire nga vendi dhe bota.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.