Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zgjedhja e presidentit: Pa votim, mund të shtohen kandidatët (VIDEO)

NULL NULL
10.03.2026 20:21

Nëse nuk vërtetohet shpërndarja e Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese, atëherë në seancën ku do të provohet për të zgjedhur presidentin e ri, mund të shtohen kandidatë për këtë pozitë.

Kjo pasi të enjten (5 mars) nuk u hodhën në votim, Glauk Konjufca e Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.

30 nënshkrime të papërdorura po thuhet se nëse vjen puna, do duhej të shfrytëzoheshin për një emër të pranueshëm, në të kundërtën dy të propozuarit nuk kanë gjasa të kalojnë.

Pas dekretit të presidentes së tashme, Vjosa Osmanit, për shpërndarjen e Kuvendit, pasi deputetët nuk arritën të zgjedhin pasardhësin e saj në pozitë, çështja ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi masë të përkohshme deri në fund të marsit.

lajme të ngjashme