Zgjatja e qerpikëve i shkakton probleme në shikim një vajze (VIDEO) NULL NULL 05.11.2018 11:37 05.11.2018 11:37 Një studente nga Britania e Madhe ka njoftuar në rrjetin social, Twitter për problemin që i kishte shkaktuar zgjatja e qerpikëve. Ajo me lot në sy kishte përshkruar tmerrin qe e kishte përjetuar, duke thënë se për dy orë të plota kishte humbur shikimin. Fatmirësisht më pas iu kishte kthyer shikimi, por se ende ka dhimbje të tmerrshme. E gjitha kjo ndodhi pasi në vendin ku kishte shkuar kishin përdorur ngjitës të thonjve për ta kryer procesin e ngjitjes së qerpikëve në vend të atij adekuat. Mjekët kanë thënë se rreziku ka qenë tejet i madh për ta humbur shikimin ose për ndonjë infeksion serioz. https://twitter.com/twitter/statuses/1053419904903213056