Zëvendëspresidentja amerikane i kërkon debat JD Vance, kandidatit që u zgjodh nga Trumpi NULL NULL 16.07.2024 23:40 16.07.2024 23:40 Kamala Harris. Foto: Reuters Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, i kërkoi debat për muajin e ardhshëm JD Vance, kandidatit që u zgjodh nga Donald Trumpi për postin e zëvendëspresidentit në zgjedhjet e nëntorit. Fushata e presidentit amerikan Joe Biden, tha se ftesa është zgjatur për 13 gusht, e organizuar nga CBS. Kërkesa e Harris, për debat u bë përmes një porosie me zë, pas përzgjedhjes së Vance në Konventën Kombëtare Republikane. Zëvendëspresidentja më parë pranoi kushtet për një debat në CBS, ndërsa fushata e Trumpit kërkoi një debat në Fox News, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.