Zëvendësambasadori gjerman takohet me Jasharin, flasin për të ardhmen e FSK-së NULL NULL 12.01.2026 09:51 12.01.2026 09:51 Zëvendësambasadori gjerman, Christian Bottcher ka zhvilluar një takim me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari. Sipas njoftimit të Ambasadës gjermane në Kosovë, dyshja diskutuan për procesin e transformimit dhe të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Në njoftim thuhet se Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së. Po ashtu, në njoftim theksohet se Bottcher rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës. “[Ai] theksoi përkushtimin e Gjermanisë për ta parë Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë si pjesë e një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë. Christian Bottcher gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në”.