Zero vdekje për të gjashtën ditë me radhë në Kinë NULL NULL 23.04.2020 08:43 23.04.2020 08:43 A doctor puts on protective goggles before entering the isolation ward at a hospital, following the outbreak of a new coronavirus in Wuhan, Hubei province, China January 30, 2020. Picture taken January 30, 2020. China Daily via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. CHINA OUT. Kina vazhdon ta mbajë numrin e vdekjeve të reja nga koronavirusi në zero për të gjashtën ditë me radhë, sipas të dhënave zyrtare. Vendi ka raportuar 10 raste pozitive me Covid-19 ditën e kaluar që janë shumë më pak nga 30 sa ishin regjistruar një ditë më herët. Numri i rasteve të importuara – udhëtarët që kthehen nga jashtë – ka rënë në gjashtë nga 23 sa ishte një ditë më parë, transmeton Klan Kosova. Kina numëron rastet e pacientëve asimptomatikë në një shifër të veçantë që po ashtu është zvogëluar nga 42 sa ishte një ditë më parë në 27. Të dhënat e koronavirusit në Kinë janë vështirë të verifikueshme dhe janë vënë në dyshim nga disa vëzhgues që sugjerojnë se Pekini po provojë t’i mbajë shifrat e ulëta për ta ruajtur narrativën se e ka virusin nën kontroll.