Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë (VIDEO) NULL NULL 15.01.2026 10:36 15.01.2026 10:36 William Walker Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën të vrarë nga forcat serbe. Në varrezat e dëshmorëve në Shtime, homazhe ka bërë edhe ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, transmeton Klankosova.tv. Pos tjerash, ai u përshëndet me përzemërsi edhe nga ambasadorët e QUINT-it. Kjo masakër u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë. William Walker