Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zeqiri për shpërthimin te Ujmani: S’ka vend për panik, situata nën kontrollin e plotë të organeve të rendit

NULL NULL
21.07.2024 20:22
Izmir Zeqiri
Kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi sot në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Si pasojë e këtij shpërthimi, u dëmtuan dy vetura.

Lidhur me rastin, Zeqiri tha se s’ka vend për panik.

Kreu i Zubin Potokut theksoi se “situata nën kontrollin e plotë të organeve të rendit”.

“Uroj që së shpejti të kapen aktorët e këtij shpërthimi dhe të sillen para organeve të drejtësisë”, tha Zeqiri.

lajme të ngjashme