Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zeqiri në Bruksel: Ukraina dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse në fokus të NATO-s (VIDEO)

NULL NULL
14.10.2025 20:55

Nesër në Bruksel mbahet Samiti i Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Gazetari i Klan Kosovës, Liridon Zeqiri, po qëndron atje për të ndjekur nga afër gjithë zhvillimin që prek vëmendjen globale, dhe thotë se temë që pritet të diskutohet në takim, është forcimi i kapaciteteve mbrojtëse për NATO-n, si aleancë paqeruajtëse.

”Këtë takim të Ministrave të Mbrojtjes, e dominon tema e luftës në Ukrainë”.

”Ballkani Perëndimor është një temë tjetër tejet e rëndësishme që pritet të flitet nesër në takim, të cilën ne do ta ndjekim”.

”Ato çfarë do të diskutohen në Këshillin e Ministrave, kryesisht kanë të bëjnë me përgatitjet për mbrojtjen e kësaj aleance ushtarake, dhe të gjitha këto lidhen me rrezikun pra të luftës në Ukrainë, e cila mbahet për mbi tre vite e pushtuar nga Rusia”.

”Në këtë frymë është duke u mbajtur edhe ushtrimi vjetor bërthamor i NATO-s, “Steadfast Noon”, i cili mbahet për të siguruar qytetarët e shteteve anëtare të NATO-s që të mbrohen në rast të ndonjë konflikti të mundshëm”.

”Kjo do të jetë pak a shumë agjenda e nesërme, dhe ne jemi gati për të qenë aty”, u shpreh gazetari i Klan Kosovës.

lajme të ngjashme