Zeqiri: Guardiola ka shpenzuar më së shumti në futbollin bashkëkohor por s’e ka fituar asnjëherë Championsin NULL NULL 14.04.2022 00:00 14.04.2022 00:00 Manchester City, në gjysmëfinale, do të përballet me Real Madridin. Ekipi i Pep Guardiolës ka arritur ta eliminojë Atletico Madridin nga çerekfinalja. Sonte këto dy ekipe u ndanë pa gola, por “citizens” kaluan tutje falë rezultatit prej 1:0 nga ndeshja e kaluar në “Etihad Stadium”. Ish-futbollisti Arben Zeqiri tha, në Champions Show në Klan Kosova, se Pep Guardiola ka shpenzuar më së shumti në histori të futbollit bashkëkohor, por nuk e ka fituar Champions Leaguen me Bayernin, Barcelonën e as me Cityn. “Guardiola është një trajner, i cili strukturën e lojës e ka të qartë dhe strukturën e futbollistëve e zgjedh vetë. Është njëri prej trajnerëve që ka shpenzuar më së shumti në futbollin bashkëkohor në histori të futbollit por që rezultatet janë të pakta, sidomos në Evropë. Nuk e ka fituar ende Ligën e Kampionëve me Bayernin as me Barcelonën, as me Cityn”. “Ky është pengu i tij më i madh, shpikësi i futbollit më të bukur ndoshta në Evropë edhe që nuk heq dorë nga mënyra e tij e lojës. Kërkesat janë strikte dhe secili nga futbollistët u përshtatet kërkesave të tij. Autoriteti i tij është suprem”. “Çka na dhuron ky është mahnitëse. Dhe si vendas me lojën e tyre, City i vë jo në vështirësi por në hall të madh ekipet”.