Zeqaj nga Komuniteti Shqiptar në Dallas tregon se çka kërkuan nga Kurti (VIDEO) NULL NULL 14.05.2022 00:10 14.05.2022 00:10 Përfaqësuesi i Komunitetit Shqiptar në Dallas, Hysen Zeqaj, ka treguar se cilat ishin kërkesat e këtij komuniteti në takimin e 11 majit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Zeqaj theksoi se kjo ka qenë vizita e parë në historinë 37-vjeçare të komunitetit bërë nga një kryeministër kosovar. “Kjo për ne ka qenë një vizitë e mirëpritur nga kryeministri i Kosvës, pasi për herë të parë në historinë 37-vjeçare të këtij komuniteti shqiptar në Dallas një kryeshtetas viziton komunitetin shqiptar, pasi deri tani e kanë vizituar ministra, deputetë, kryetarë komunash, kryetarë të partive politike, profesorë, rektorë e të tjerë”, tha Zeqaj në “Edicionin Special” në Klan Kosova. Ai tha se temë kryesore e këtij takimi ishin brengat që i kanë shqiptarët gjithandej. “Kërkesat tona ishin që në kuadër të këtij komuniteti të kemi shkollën me mësim plotësues për fëmijët për cdo të diele, ku kemi mbi 80 nxënës. Kemi siguruar në mënyrë vetanake disa abetare e fletore pune, disa na i kanë sjellë edhe ministria e Diasporës para katër vjetësh. Kërkesat tona janë më të mëdha, kemi nevojë për mjete të tjera pune, të unifikohet sistemi i mësimit të gjuhës, kulturës, trashëgimisë kulturore, të ketë njëfarë unifikimi apo planprogrami të përbashkët që fëmijët të dinë çka po mësojnë për gjuhën, letërsinë e identitetin shqiptar në përgjithësi”, shtoi ai. Ndërkaq tregoi edhe për kërkesat e kryeministrit Kurti karshi këtij komuniteti. “Kërkesë kryesore e kishte që investimet të bëhen në mënyrë të përbashkët, që të gjendet një investitor amerikan e në bashkëpunim me një shqiptar të bëjnë fonde të përbashkëta, pasi këto do të kenë më shumë sukses. Mundësitë janë të mëdha, taksat ka premtuar që do të jenë të ulëta, por ta shohim si do të jetë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025