Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Zemra ime është thyer” – Drake flet pas tragjedisë në Astroworld

NULL NULL
09.11.2021 09:04

Drake ka reaguar pas ngjarjes tragjike në festivalin Astroëorld të Travis Scott.

Të shtunën u konfirmua se tetë persona kishin vdekur dhe qindra të tjerë u lënduan pasi publiku u ngrit drejt skenës gjatë performancës së reperit 30 vjeçar një natë më parë, duke krijuar një rrëmujë në turmë për shkak të masës.

Drake performoi bashkë me Travis gjatë festivalit të premten mbrëma. Së fundmi, 35 vjeçari lëshoi një deklaratë duke thënë se ‘zemra e tij është e thyer’ për tragjedinë.

“Kam kaluar ditët e fundit duke u përpjekur të mbështjell mendjen rreth kësaj tragjedie shkatërruese. Unë e urrej përdorimin e rrjeteve sociale për të shprehur një emocion aq delikat e pikëllues, por këtu e gjej veten”, tha ai.

“Zemra ime është thyer për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën dhe për këdo që po vuan. Unë do të vazhdoj të lutem për të gjithë ata dhe do të jem në shërbim në çdo mënyrë që mundem. Zoti qoftë me ju të gjithë”, përfundoi Drake, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme