Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zemaj: Të gjithë mjekët specialistë do të jenë të punësuar

NULL NULL
16.11.2020 13:32

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një konferencë për medie, me ç’rast ka folur për punësimin e specialistëve të papunë.

Sipas tij, të gjithë mjekët specialistë do të jenë të punësuar, njofton Klan Kosova.

“Armatës së mjekëve po i shtohet profesionalizmi dhe përkrahja. Para disa ditësh edhe 1500 kolegë tuaj iu bashkuan kuadrit specialistik. Nuk asnjë specialist që do të mbetet në rrugë”.

“Të gjithë mjekët specialistë do të jenë të punësuar. Të gjithë ata do të kenë vend në spitale; ndërsa mjekët do ta fitojnë specializimin. Duhet të kemi mjekë sipas nevojave. Ky nuk ka qenë vetëm premtim, ky është zotim i Qeverisë së Kosovës”.

“Të nderuar specialistë, keni kërkuar të drejtën tuaj të mohuar tash e sa vjet, sot po fillojmë t’ia arrijmë këtij qëllimi. Kosova ka nevojë për ju, ju pret puna dhe zbatimi i betimit të Hipokratit”.

lajme të ngjashme