Laurinë Gashi nuk dorëzohet, vazhdon garën për medalje në Hungari NULL NULL 12.07.2026 13:36 12.07.2026 13:36 Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka siguruar vazhdimin e garës në repasazh në Kupën Evropiane për Juniorë, që po mbahet në Paks të Hungarisë. Sipas njoftimit të Federatës së Xhudos së Kosovës, Gashi në paraqitjen e saj të parë u ndesh në çerekfinale me Valeriia Kozlova nga Rusia, ku u mposht me Ippon. Megjithatë, ajo vazhdoi garën në repasazh, ku në ndeshjen e parë shënoi fitore me Ippon ndaj Victoria Kiss nga Hungaria. Në duelin e radhës të repasazhit, xhudistja do të përballet me Mackenzie McPherson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Klankosova.tv