Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelenskyy e quan Putinin ”të shurdhër”, thotë se fitorja e luftës s’ka alternativë

NULL NULL
25.02.2024 17:13
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duke folur gjatë një konference në Zvicër. Foto: Reuters
Arkiv: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duke folur gjatë një konference në Zvicër. Foto: Reuters

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy thotë se Ukraina nuk ka “asnjë alternativë” për të fituar luftën.

I pyetur nëse ishte koha për të negociuar me presidentin rus Vladimir Putin duke pasur parasysh mungesën e municioneve të Ukrainës dhe zgjedhjet e ardhshme në SHBA – të cilat mund të shkurtojnë ndihmat ushtarake – Zelenskyy tha: “A mund të flasësh me një njeri të shurdhër? A mund të flasësh me një njeri që vret kundërshtarët e tij ?

“Ne do të propozojmë një platformë ku [Putini] mund të pranojë se e ka humbur këtë luftë dhe ishte një gabim dhe tragjedi e madhe për ne dhe për botën demokratike”.

Ai mes tjerash tha se Ukraina nuk mund të pranojë humbjen e luftës, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Çfarë do të thotë nëse Ukraina humbet? Ukraina nuk do të ekzistojë”.

lajme të ngjashme