Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky zgjedh ish-shefin e ushtrisë si ambasador në Mbretërinë e Bashkuar

NULL NULL
07.03.2024 20:27
Volodymyr Zelenskyy dhe Valery Zaluzhnyi
Volodymyr Zelenskyy dhe Valery Zaluzhnyi

Shefi i shkarkuar i ushtrisë ukrainase, Valery Zaluzhnyi është zgjedhur nga presidenti Volodymyr Zelensky si ambasadori i ardhshëm i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ukraina tani ka dërguar një kërkesë në Mbretërinë e Bashkuar që kjo të miratohet, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Zaluzhnyi u shkarkua nga detyra e tij si shef i ushtrisë së Ukrainës muajin e kaluar, pas raportimeve për tensione mes tij dhe Zelenskyt.

Ukraina nuk ka pasur nambasador në Mbretërinë e Bashkuar që kur Zelensky shkarkoi ish të dërguarin Vadym Prystaiko në korrik të vitit 2023 për kritikimin publik të presidentit.

lajme të ngjashme