Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festivali RLIOF: Gjithçka gati për magjinë operistike (VIDEO)

NULL NULL
28.07.2026 20:25

Zërat e tenorëve dhe sopranove me famë botërore do të jehojnë të mërkurën mbrëma në Prishtinë, në kuadër të festivalit Ndërkombëtar Operistik.

Tenori kosovar dhe themeluesi i festivalit, Rame Lahaj, do të ngjitet në skenën e “Gala Night – Rame Lahaj & Friends”, bashkë me artistë ndërkombëtarë të operës.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku zërat e artistëve do të shoqërohen nga Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar, nën dirigjimin e maestro Giuseppe Finzit.

Lahaj tha se përmes muzikës synohet të përcillet mesazhi i paqes dhe shpresës, në një kohë kur bota përballet me tensione dhe konflikte.

Në këtë mbrëmje do të performojnë edhe sopranoja Vanessa Goikoetxea, mezzo-sopranoja, Štěpánka Pučálková dhe bass-baritoni, Luca Pisaroni.

Pas tri javësh me koncerte, masterclassa, ekspozita dhe aktivitete edukative, gala koncerti shënon përmbylljen artistike të festivalit Ndërkombëtar Operistik në Prishtinë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme