Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky thotë se Ukraina është gati të takohet me Putinin për bisedime për armëpushim

NULL NULL
11.05.2025 10:43

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se Kievi është gati të takohet me Rusinë për bisedime armëpushimi.

Pa iu përgjigjur drejtpërdrejt ftesës së Putinit për bisedime në Stamboll, ai thotë: “Është një shenjë pozitive që rusët më në fund kanë filluar të marrin në konsideratë përfundimin e luftës.”

Ai shton: “E gjithë bota e ka pritur këtë për një kohë shumë të gjatë. Dhe hapi i parë në përfundimin e vërtetë të çdo lufte është një armëpushim”.

“Nuk ka kuptim të vazhdojmë vrasjet as edhe për një ditë të vetme. Ne presim që Rusia të konfirmojë një armëpushim – të plotë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm – duke filluar nga nesër, më 12 maj, dhe Ukraina është gati të takohet”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme