Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky shkon sot në Tiranë

NULL NULL
27.02.2024 07:29
Edi Rama Volodymyr Zelenskyy
Edi Rama Volodymyr Zelenskyy

Sonte në mbrëmje, në aeroportin e Rinasit pritet të zbresë një nga figurat më të njohura botërore të momentit.

Volodymyr Zelenskyy, Presidenti i Ukrainës, që prej dy vjetësh po udhëheqë luftën kundër Rusisë, duke mobilizuar kombin dhe ushtrinë si dhe duke bindur pjesën më të madhe të botës të jetë përkrah vendit të tij.

Ai është paraparë të pritet nga kryeministri Edi Rama. Megjithatë, ngjarjet në Ukrainë dhe elementet e sigurisë do të përcaktojnë edhe agjendën e Zelenskyyt në Tiranë, ku ajo që dihet me siguri është pjesëmarrja në samitin e 28 shkurtit.

Edhe pse në agjendën paraprake ishte parashikuar një takim me presidentin Bajram Begaj dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ato janë anuluar.

Zelenksyy do të marrë pjesë në një forum që të mërkurën do të bëjë bashkë liderë të BE-së dhe të Evropës Juglindore. Nga Bashkimi Evropian do të vijë Ursula Von der Leyen, ndërsa janë ende në pritje të konfirmimeve Greqia dhe Kosova, nëse do të përfaqësohen nga kryeministrat apo nga presidentët.

Serbia ka njoftuar se do të jetë e pranishme përmes presidentit Aleksandar Vuçiq. Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë edhe të enjten, në një Samit për integrimin.

Pak ditë më parë në një mesazh në platformën “X”, kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për gjithë Evropën. Shqipëria ka vendosur disa sanksione ndaj Rusisë, ndërsa ka dënuar luftën e saj në Ukrainë.

lajme të ngjashme