Zelensky përjashton armëpushimin me Rusinë, thotë se Moska do ta përdorte për t’u riarmatosur NULL NULL 11.01.2024 14:24 11.01.2024 14:24 Volodymyr Zelensky Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përjashtoi të enjten një armëpushim në luftën e vendit të tij me Rusinë, duke thënë se forcat e Kremlinit do të përdorin pauzën për t’u riarmatosur dhe rigrupuar përpara se të mposhtin trupat e Kievit. “Një pauzë në fushën e betejës ukrainase nuk do të thotë një pauzë në luftë”, tha Zelenskyy gjatë një vizite në Estoni, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv. “Një pauzë do të luante në duart e (Rusisë)”, tha ai. “Mund të na shtypë më pas”. Armëpushime të kufizuara janë propozuar herë pas here që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt 2022, por nuk janë zbatuar kurrë.