Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky ndërmerr hapin e radhës për themelimin e tribunalit për krimet e agresionit rus

NULL NULL
01.07.2025 18:17

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se ka nënshkruar dokumentet e nevojshme për themelimin e një gjykate të re speciale për krimet e agresionit rus kundër Ukrainës.

Ajo pritet të përqendrohet te udhëheqësit e lartë politikë dhe ushtarakë që janë përgjegjës për planifikimin, përgatitjen, fillimin ose ekzekutimin e krimit të agresionit kundër Ukrainës.

Zelensky tha se Rusia duhet ta dijë se përgjegjësia e saj për krimin e agresionit është e pashmangshme, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Rusia duhet ta ndiejë tashmë këtë vit se përgjegjësia e saj për krimin e agresionit është e pashmangshme  dhe se procesi ligjor ndërkombëtar për ta sjellë atë para drejtësisë ka filluar vërtet”, tha Zelensky.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.