Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump NULL NULL 17.10.2025 19:31 17.10.2025 19:31 Foto nga Reuters Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Dyshja shtrëngoi duart para se të hynin brenda, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa dy udhëheqësit shtrënguan duart, gazetarët i bënë pyetje Trumpit me zë të lartë. “A besoni se mund ta bindni Putinin të përfundojë luftën?” dhe “a po negocion Putini me mirëbesim?”, ishin pyetjet e disa gazetarëve, sipas BBC-së. Trump nuk iu përgjigj pyetjeve dhe hyri brenda me Zelenskyn. Gjithçka gati për mbërritjen e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë