Zelensky: Kemi plotësuar kriteret për nisje të bisedimeve për pranim në BE NULL NULL 14.12.2023 10:25 14.12.2023 10:25 Ukraina ka plotësuar të gjitha kriteret që të mund të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian për pranim. Është presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që e ka thënë këtë, duke shpresuar që procesi të fillojë pas takimeve në Bruksel, raporton The Telegraph, përcjell KlanKosova.tv. “Besoj se uniteti do të triumfojë në takimet e Këshillit Evropian dhe Bashkimit Evropian dhe do të konfirmohet prapë fuqia dhe liderishpi”, është shprehur ai. Ky deklarim i Zelenskyt vjen në prag të nisjes së samitit të Këshillit Evropian ku anëtarët do të votojnë nëse do të nisin negociatat për anëtarësimin e Kievit. Për këtë duhet votim unanim, derisa Hungaria ka thënë se do të përdorë veto ngase për ta Ukraina nuk është gati për këtë.