Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky i bindur: Lufta do të mbarojë më shpejt me Trumpin si president të ShBA-së

NULL NULL
16.11.2024 13:42
Trump thotë se do të takohet me Zelenskyn, pavarësisht kritikave të fushatës
Trump thotë se do të takohet me Zelenskyn, pavarësisht kritikave të fushatës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u shpreh i sigurt se lufta me Rusinë do të “mbarojë më shpejt” me Donald Trumpin si president të ShBA-së.

Zelensky tha se kishte një “bisedë konstruktive” me Trumpin në telefon pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale në ShBA, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai nuk tha nëse Trumpi kishte bërë ndonjë kërkesë në lidhje me bisedimet e mundshme me Rusinë, por tha se nuk kishte dëgjuar asgjë nga ai që ishte në kundërshtim me qëndrimin e Ukrainës.

Trumpi ka thënë vazhdimisht se prioriteti i tij është t’i japë fund luftës dhe të ndalojë atë që ai thotë se është një shterim i burimeve amerikane, në formën e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

lajme të ngjashme