Zelensky bisedon me Ramën, falënderon popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës NULL NULL 22.02.2025 12:39 22.02.2025 12:39 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës. Përmes një postimi në X, Zelensky zbuloi detaje nga biseda që kishte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. “Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe falënderova qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane”. “Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës”, shkroi Zelensky në X. Ndër të tjerash, ai shtoi se ata do të punojnë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën.