Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Profilet e rreme, Bajra: U përdorën në dy fushatat e fundit për të ndryshuar opinionin rreth partive (VIDEO)

NULL NULL
17.07.2026 21:31

Shefi i rrjeteve sociale në Klan Kosova, Diaman Bajra, ka deklaruar në emisionin Rubikon se profilet e rreme dhe mekanizmat e manipulimit në rrjetet sociale janë përdorur në dy fushatat e fundit zgjedhore me qëllim të ndikimit në perceptimin e qytetarëve për kandidatët dhe partitë politike.

Sipas Bajrës, debati nuk duhet të kufizohet vetëm te aspekti ligjor i profileve të rreme apo te inteligjenca artificiale, pasi bëhet fjalë për një sistem të organizuar që synon të krijojë ose të ndryshojë opinionin publik.

“Nuk duhet të kufizohemi vetëm te çështja e profileve dhe anës ligjore të fuqisë që ka inteligjenca artificiale, sepse po flasim për një sistem që ka për qëllim me ndërru opinion ose me kriju opinion për një kandidat ose për një subjekt politik. Kjo ka ndodhë në zgjedhjet e fundit, por ka ndodhë edhe në të kaluarat”, deklaroi Bajra në Rubikon.

Ai tha se partitë politike kanë përdorur forma të ndryshme të komunikimit dhe mobilizimit në rrjetet sociale ndër vite, ndërsa sipas tij, partia në pushtet ka arritur ta organizojë këtë aktivitet në mënyrë më efikase.

“Është mbledh një grup njerëz me thirrje nacionaliste, përkrahës të policisë, përkrahës të ushtrisë, përkrahës të figurave politike dhe këtë e ka bërë secila parti politike. Ndoshta kjo që është në pushtet, që ka fuqinë më të madhe, ka ditë me mjeshtru më mirë, për shkak se njerëzit që kanë punuar prapa kanë qenë më të rinj, me më shumë energji dhe më kreativë. Për këtë edhe ka fuqi kaq të madhe në platformat sociale”, deklaroi Bajra.

Ai shtoi se metodat e manipulimit kanë evoluar me kalimin e kohës. Sipas tij, më herët krijoheshin faqe dhe profile në Facebook me emra personash të njohur ose të pëlqyer nga publiku, për të grumbulluar ndjekës dhe më pas për të shpërndarë përmbajtje në favor të kandidatëve ose subjekteve politike.

“Edhe më herët, për dallim me sot që janë më të sofistikuara mjetet, është punu shumë që me ndërru opinion duke manipulu. Në praktikë ka ndodhë kështu: janë hapur profile në Facebook me emra të personave që ka pas simpati audienca për ta. Kur është mbërri një numër i caktuar i audiencës, ka ndërru strategjia dhe është ushqy publiku me përmbajtjen që i ka konvenu kandidatit dhe subjektit politik”, tha Bajra. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme