Zelenksy: Nuk është sekret, Putini më urren NULL NULL 18.10.2025 07:22 18.10.2025 07:22 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky foli para gazetarëve pas një takimi me presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili zgjati rreth dy orë e gjysmë në Shtëpinë e Bardhë. I pyetur pse mendon se presidenti rus Vladimir Putin po e shmang, Zelensky tha se nuk është sekret që atë e urren Putini, duke shtuar se njësoj ndihet edhe ai. “Nuk është sekret. Siç tha Trump, Putin më urren”, tha Zelenksy. Kur u pyet nëse e urrente Putinin, ai u përgjigj: “Putini dëshiron të vrasë të gjithë njerëzit e mi, kështu që është e kuptueshme që ndiej të njëjtën gjë për të”. “Nuk ka të bëjë me ndjenjat… Rusët na sulmuan dhe ky është armiku… sigurisht që ne e urrejmë armikun”, shtoi Zelensky në gjuhën ukrainase. /Klankosova.tv