Zeka: Kurti dhe Vuçiq, destabilizues politik të Ballkanit (VIDEO) NULL NULL 20.03.2025 14:05 20.03.2025 14:05 Milaim Zeka, gazetar, ka komentuar lidhur me situatën politike në Ballkan, duke thënë se Albin Kurti dhe Alleksandar Vuçiq janë dy figura që kanë destabilizuar politikën e rajonit. Sipas Zekës, i cili foli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ata kanë qëndruar në pushtet duke sharë njëri-tjetrin, por në fakt kanë dëmtuar vendet e tyre. “Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq janë treguar dy njerëz më destabilizues të politikës të ballkanit, dhe kanë qëndru në pushtet realisht duke e sharë njëri tjetrin, e faktikisht duke e dëmtuar Albin Kurti vendin e tij të cilin e ka izoluar totalisht, ndërsa Vuçiq është shndërruar në një Erdogan ballkanik, në një diktator i cili kërcënon përmes Republikës Srpska, perëndimin, e kërcënon përmes Kosovës, perëndimin, kjo përmes lidhjeve të tij me Rusinë”, u shpreh Zeka, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni deklaraten, në videon vijuese: