Zeka: I dua njerëzit, kam luftuar për të drejtat e tyre NULL NULL 19.05.2024 16:00 19.05.2024 16:00 Milaim Zeka Gazetari, Milaim Zeka, ka thënë se ai i do njerëzit. Kështu u shpreh Zeka në emisionin Sol të Klan Kosovës. Ai thotë se këtë e bën pasi dëshiron të ndaj energjinë e tij pozitive me të tjerët. “Po ta them pa modesti, nëse të gënjej, thuaj Mil po gënjen. Unë edhe kur vi në Klan, edhe kur shkoj në të gjitha televizionet, iu dha energji pozitive njerëzve”, tha Zeka, njofton Klankosova.tv. “Jam korrekt,nëse dikush më fton në emision në ora 7:00, unë shkoj në ora 6:00. I dua njerëzit, i dua, kam luftuar për të drejtat e tyre, dhe atë energjinë time pozitivë e jap çdo kund”. “Pse? Sepse nuk kam jetuar për pare, nuk jetoj për pare, se unë e di kur të shkojmë në atë botë, në dy metra vend, njerëzit do të thonë, a ka qenë ky njeri i mirë, apo i poshtër?”.