Zëdhënësi i Qeverisë tregon si do të bëhet ndarja e buxhetit prej 2.75 miliardë euro NULL NULL 30.10.2021 12:11 30.10.2021 12:11 Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022. Projektligji për buxhetin e vitit 2022 është 2.75 miliardë euro, njofton Klankosova.tv Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se si do të bëhet ndarja e buxhetit. Kryeziu thotë se 45 milionë euro do të jenë shtesa për lehona, e po ashtu do të ndërtohen edhe 50 çerdhe. “2000 bursa për studentët më të mirë. 35 Milionë, shtesa për skemat pensionale. 24 Milionë për barna esenciale. 2 Milionë për Luginën e Preshevës. 50 Milionë, shlyerje borxheve. 70 Milionë, mbështetje për bujqit. 10 Milionë, blerje e ambasadave. 40 Milionë për prodhuesit vendor. 20 Milionë, skema e garantuar për punësimin e të rinjve”. Kryeziu shton tutje se 40 milionë euro do të jenë për ndërmarrjet publike, 10 milionë do të jenë për paisje moderne për zjarrfikësit dhe policinë dhe 100 milionë do të jenë për ushtrinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 13 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 18 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 21 orë më parë