“U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj NULL NULL 06.07.2025 10:39 06.07.2025 10:39 Duda Balje Deputetja Duda Balje ka folur rreth komenteve që merr sa i përket fizikut dhe bukurisë së saj. “U gjet bomba e vërtetë”, thuhej në një koment gjatë ditës së shtunë, pas kërcënimit që mori Kuvendi i Kosovës për një bombë të mundshme në objektin e tij, e që në fund rezultoi të ishte alarm i rrejshëm. Në emisionin “Weekend”, Balje tha se këta komentues i kupton, e që sipas saj, ata e bëjnë këtë për të gjetur diçka pozitive në situatën e krijuar në parlament. “Ndjehem mirë, s’mund të gënjej”, shtoi tutje deputetja, transmeton Klankosova.tv. Balje tregoi edhe reagimet e bashkëshortit të saj, sa i përket këtyre komenteve. “Ai qesh, me të vërtetë vetëm qesh”, tregoi deputetja e Kuvendit të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Kemi borxhe të trashëguara, s'po mundemi...”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Punime pa leje e kontejnerë përballë shtëpive? Banorët e Veternikut ndihen nën presion (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Barduani foli me të Dërguarën Speciale të Britanisë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe dialogun 15/07/2025