Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zbutja e tensioneve Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Barduanit dhe shefit të ushtrisë serbe

NULL NULL
11.01.2025 16:51
Komandanti i KFR-it, Enrico Barduani
Komandanti i KFR-it, Enrico Barduani

Komandanti i KFR-it, Enrico Barduani në emisionin “Info Magazine”, ka thënë se me shefin e shtabit të forcave të armatosura serbe ka folur rreth rëndësisë së zbatimit të dialogut politik në zbutjen e tensioneve si dhe për sigurimin e stabilitetit afatgjatë.

“Si komandant i KFOR-it unë kam bisedime të rregullta me të gjithë homologut e mi, përfshirë shefin e  shtabit të forcave të armatosura serbe, me të cilin u takova në tetor të vitit të kaluar, dhe me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm. Ne e kontaktojmë njëri-tjetrin kur kemi çështje specifike për të diskutuar. Diskutojmë një gamë të gjerë të temave, përfshirë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha komandanti i KFOR-it, transmeton Klankosova.tv.

“Herën e fundit për shembull unë theksova rëndësinë strategjike të këtij rajoni dhe rolin kyç të dialogut politik në zbutjen e tensioneve, dhe sigurimin e stabilitetit afatgjatë”.

Sakaq, Barduani shtoi se KFOR-i monitoron çdo aktivitet përgjatë vijave kufitare të Kosovës.

“Ndërkohë , KFOR-i vazhdon të monitorojë çdo aktivitet përgjatë vijës kufitare administrative  në përputhje me mandatin tonë nga OKB-ja”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.